Dalja e numrit të parë të revistës “Rilindja”

Lexo ngjarje:

Në Korçë doli numri i parë i revistës “Rilindja” (1934–1936), revistë e përdyjavshme shoqërore, kulturore dhe letrare. Vijoi deri më 1936. Pjesën më të rëndësishme të revistës e përbënin artikuj ku u përshkrua prapambetja e madhe e vendit, gjendja e rëndë e bujkut, nevoja e emancipimit të femrës, e përmirësimit të kushteve të jetesës së shumicës së popullsisë etj. Rubrika letrare botoi shkrime të autorëve të rinj, luftoi për një letërsi dhe art në shërbim të popullit, të frymëzuar nga idealet demokratike. Nga këto pozita kritikoi ashpër përkthimet boshe dhe pa vlerë nga letërsia e huaj. Në faqet e saj u dha vend veprave të autorëve përparimtarë evropianë. (Në fotografi: Faqja e parë e revistës “Rilindja”.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2248.

Fotografia: © https://pashtriku.org/sheradin-berisha-te-falem-ty-o-flamur-dokument-arkivor/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img