Dalja e numrit të parë të gazetës “Korça”.

Lexo ngjarje:

Doli numri i parë i gazetës “Korça” (1908–1910), gazetë e përjavshme politike, letrare dhe tregtare e qytetit të Korçës, e drejtuar nga Sami Pojani. Vijoi deri në numrin 53. Më 1910 iu shtua edhe një fletë turqisht. Bashkëpunuan Mihal Grameno, Hilë Mosi, Asdreni, Thanas Floqi, Izet Zavalani etj. Gazeta luajti rol të rëndësishëm për krijimin e opinionit të drejtë mbi luftën e popullit shqiptar për liri, pavarësi dhe për tërësinë tokësore të Shqipërisë. Në faqet e saj u botuan artikuj kundër politikës centralizuese të xhonturqve dhe u mbështet e vërteta se Shqipëria ishte një vend i “përmbledhur në Evropë”, që i përkiste një “kombi të tërë e me degë të shtrira”. Ideali kombëtar i gazetës “Korça” shprehej në një varg shkrimesh me idenë “Toskë e gegë jemi një” etj. (Në fotografi: Ballina e numrit 24 i gazetës “Korça”.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1283.

Fotografia: © https://alb-spirit.com/2020/12/28/menduh-gj-zavalani-korca-gazeta-e-pare-shqipe-ne-shqiperi-me-kryeshkronjes-kryeredaktor-lytfi-zavalani/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img