Alfons Tracki

Lexo ngjarje:

Në Bliszczyce të Polonisë lindi dom Alfons Tracki, klerik gjerman. U shugurua meshtar në Shkodër, më 14 qershor 1925. U emërua zëvendësfamullitar i Katedrales së Shkodrës, pastaj famullitar i Pulajve (Velipojë). Prej vitit 1943 u emërua zëvendësfamullitar i Dom Mikel Koliqit në Katedralen e Shkodrës. U arrestua në Shllak, më 14 shkurt 1946, në zonën e Mazrekut, ku ishte strehuar meqë, duke qenë gjerman, konsiderohej si spiun. Po atë ditë u dërgua në burgun e Shkodrës. U dënua me vdekje më 18 korrik 1946 dhe një ditë më pas u pushkatua. (Në fotografi: Alfons Tracki)

Teksti: https://kishakatolikeshkoder.com/dom-alfons-tracki/

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Alfons_Tracki

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img