herit_admin

Shoqëria Artistike “Lira”

U ngrit në Korçë shoqëria artistike “Lira”, që e zhvilloi veprimtarinë kryesisht në fushën e muzikës.

Kristofor Kisi

Në kishën e Shën Prokopit (Tiranë), u nda nga jeta Kristofor Kisi, klerik ortodoks, kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë 1937–1948.

Gaetano Petrotta

Në komunën Hora e Arbëreshëve (Sicili) lindi Gaetano Petrotta, filolog e historian i letërsisë shqiptare.

Kuvendi i Murgullës

U zhvillua Kuvendi i Murgullës, kuvendi i përgjithshëm i krerëve të lëvizjes kaçake, që kishte për qëllim riorganizimin e luftës sipas porosive të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”.

Formimi i Qeverisë Demokratike

Formohet “Qeveria Demokratike”, e para qeveri demokratike në Shqipëri.

Esat Myftari

Në Pejë të Kosovës lindi Esat Myftari, diplomat, deputet, përkthyes, publicist dhe studiues politolog i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ferdinand Hysi

Lindi në Berat Ferdinand Hysi, dramaturg.

Josif Bageri

Në fshatin Nistrovë të Rekës së Epërme, që asokohe i takonte sanxhakut të Dibrës lindi Josif Bageri, poet, shkrimtar, publicist, veprimtar i Rilindjes Kombëtare.

Spiro Xega

Në Opar të Korçës lindi Spiro Xega, veprimtar i lëvizjes kombëtare, luftëtar i çetës së Çerçiz Topullit, piktor.

Dom Nikollë Gazulli

Në Dajç të Zadrimës lindi Dom Nikollë Gazulli, klerik katolik, etnograf, historian, leksikograf e gjuhëtar, themelues i toponomastikës e onomastikës shqiptare.

About Me

4134 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Ardhja e Delegacionit të Qeverisë Përkohshme të Vlorës në Londër

Delegacioni i Qeverisë Përkohshme të Vlorës, i përbërë nga Mehmet Konica, Rasih Dino dhe Filip Noga, arriti në Londër.
- Advertisement -spot_img