15 shtator- 4 tetor. Në rrethin e Vlorës u zhvillua “Lufta e Drashovicës”, beteja e parë ballore e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare dhe e forcave vullnetare territoriale kundër pushtuesve gjermanë.
Në qytetin Uajting (Whiting) (shteti Indiana, SHBA) lindi Ferid Murati, mjek klinicist dhe farmakolog, profesor, akademik, fitues i çmimit “Nobel” në mjekësi (1998).
Në Tiranë u krijua Komiteti Ekzekutiv i Përkohshëm, organ i përbërë nga 6 veta dhe i zgjedhur nga një “Komitet Kombëtar”, që u mblodh me urdhër të pushtuesve nazistë gjermanë.
Në Korçë u nda nga jeta Pandeli Evangjeli, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, kryeministër dhe funksionar i lartë i shtetit gjatë periudhës së pavarësisë.