Më 15 prill 1923, në Shkodër doli numri i parë i gazetës “Ora e maleve” (1923–1924), gazetë e përjavshme politike, shoqërore, ekonomike, kulturore e satirike.
Në grykën malore, që quhet Tenda e Qypit (Skrapar), u zhvillua një nga betejat më të përgjakshme të Operacionit të Dimrit, që ndërmorën pushtuesit gjermanë dhe kuislingët shqiptarë.
Në Shënpjetër të Fierit lindi Jani Minga, veprimtar i shkollës shqipe, i Rilindjes Kombëtare dhe i “Lëvizjes demokratike” (1920–1924), Mësues i Popullit.