Vilson Blloshmi

Lexo ngjarje:

Në fshatin Bërzeshtë të rrethit të Librazhdit, lindi Vilson Blloshmi, poet, përkthyes, Mësues i Popullit. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse pedagogjiken në Normalen e Elbasanit (1966). Me gjithë kërkesat e shumta bërë në Drejtorinë Arsimore të rrethit të Librazhdit, nuk u lejua të fillonte punë si mësues. Ndaj dhe u shtrëngua të punonte në Ndërmarrjen e Shfrytëzimit të Pyjeve, në Stravaj. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, më 1970 filloi punë në kooperativë. U arrestua më 5 gusht të vitit 1976, në Librazhd. Që këtu u dërgua menjëherë në Tiranë. Pas një viti torturash në hetuesitë e Tiranës dhe të Librazhdit, më 6 qershor 1977 u nxor përpara Gjykatës Popullore të Rrethit të Librazhdit, akuzuar për krimin e “agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor”. Një javë më vonë, më 13 qershor, gjykata e deklaroi fajtor dhe e dënoi me vdekje pushkatim, me konfiskimin e pasurisë dhe me humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Ky vendim u la në fuqi, si nga Gjykata e Lartë, ashtu dhe nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Në vitin 1994, ditën e rivarrimit, Presidenti i Republikës i akordoi medaljen “Martir i Demokracisë”. Një vit më vonë, njërës prej shkollave 8-vjeçare në Librazhd, iu vu emri “Vilson Blloshmi”, dhe po atë vit u dekorua “Mësues i Popullit”. Në maj të vitit 2010, Presidenti i Republikës i akordoi Urdhrin “Nderi i Kombit”. (Në fotografi: Vilson Blloshmi)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. I, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2013, faqe 191–192.

Fotografia: © Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img