herit_admin

Loro Boriçi

U nda nga jeta Loro Boriçi, futbollist (qendërsulmues), trajner, pedagog, “Mjeshtër i merituar i sportit”.

Robert Shvarc

U nda nga jeta Robert Shvarc, përkthyes.

Perandoria Ruse luftë Turqisë

Më 24 prill 1877, Perandoria Ruse i shpalli luftë Turqisë.

Rexhep Krasniqi

Më 24 prill 1906, në Gjakovë lindi Rexhep Krasniqi (1906–1999), veprimtar politik dhe i arsimit kombëtar.

Aviacioni Luftarak Shqiptar

Më 24 prill 1951 u krijua Aviacioni Luftarak Shqiptar.

Hashim Thaçi

Më 24 prill 1968, në fshatin Burojë të komunës së Skënderajt (Drenicë) lindi Hashim Thaçi, kryeministër i Republikës së Kosovës, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar

Më 24 prill 1980, në Korçë u përurua Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, një nga qendrat muzeore më të rëndësishme të Shqipërisë e më gjerë.

Gjergj Guxeta (Guzzeta)

Më 23 prill 1682, në fshatin Hora e Arbëreshëve të Sicilisë (it. Piana degli Albanesi), lindi Gjergj Guxeta (Guzzeta), themeluesi i Seminarit greko-shqiptar të Palermos, më 1734.

Shembja e kishës së Shën Gjergjit

Më 23 prill 1969, në Fier u shemb kisha e Shën Gjergjit, e ndërtuar në vitin 1782 dhe që funksionoi deri më 6 shkurt 1969, kur u mbyll si rezultat i fushatës ateiste për ndalimin e fesë e ndërrmarë nga qeveria e kohës.

Gjergj Pekmezi

Më 23 prill 1872, në Tushemisht të Pogradecit lindi Gjergj Pekmezi, gjuhëtar.

About Me

4134 POSTS
0 COMMENTS
- Advertisement -spot_img

Latest News

Ardhja e Delegacionit të Qeverisë Përkohshme të Vlorës në Londër

Delegacioni i Qeverisë Përkohshme të Vlorës, i përbërë nga Mehmet Konica, Rasih Dino dhe Filip Noga, arriti në Londër.
- Advertisement -spot_img