Hashim Thaçi

Lexo ngjarje:

Më 24 prill 1968, në fshatin Burojë të komunës së Skënderajt (Drenicë) lindi Hashim Thaçi, kryeministër i Republikës së Kosovës, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Kreu shkollën e mesme në Skënderaj dhe ndoqi studimet e larta e u diplomua në Fakultetin e Historisë të Universiteti i Prishtinës (1993). Në universitet u zgjodh student prorektor. Luajti rol kryesor në formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që nga themelimi i saj, në prill të vitit 1993, u caktua drejtor i Drejtorisë Politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje. Gjatë kohës së luftës u zgjodh kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (4 prill 1999) dhe qëndroi në këtë detyrë deri më 1 janar 2000. Më 15 dhjetor 1999 u zgjodh anëtar i Këshillit të Përkohshëm Administrativ, organi politik-ekzekutiv më i lartë në Kosovë pas luftës. Me krijimin e Partisë Demokratike të Kosovës (tetor 1999), u zgjodh kryetar i saj. Deputet i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e viteve 2001 dhe 2004. Është dekoruar me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë (2008). (Në fotografi: Hashim Thaçi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2771.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Hashim_Tha%C3%A7i

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img