Kombet e Bashkuara miratojnë rezolutën nr. 1101 për ndihmë humanitare ndaj Shqipërisë. Rezoluta dënoi të gjitha aktet e dhunës dhe bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të tyre; mirëpriti ofertën e bërë nga disa shtete anëtare për të krijuar një forcë të përkohshme dhe të kufizuar shumëkombëshe mbrojtëse, për të lehtësuar dhënien e sigurt dhe të shpejtë të ndihmës humanitare, si dhe për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi të sigurt për misionet e organizatave ndërkombëtare në Shqipëri, përfshirë ato që ofrojnë ndihmë humanitare; mirëpriti ofertën e mëtejshme të Italisë për të marrë drejtimin në organizimin dhe komandimin e kësaj force; u bëri thirrje të gjithë personave të interesuar në Shqipëri të bashkëpunojnë me forcën mbrojtëse shumëkombëshe dhe agjencitë ndërkombëtare humanitare për dhënien e sigurt dhe të shpejtë të ndihmës humanitare. Rreth 7 000 ushtarë, nën drejtimin e Italisë, misioni “Alba”, vijnë në Shqipëri për të rikthyer rendin dhe forcën e ligjit. Forcat e para zbarkojnë në Durrës dhe lëvizin në gjithë vendin. (Në fotografi: Faqja e parë e Rezolutës nr. 1101.)
Teksti: https://digitallibrary.un.org/
Fotografia: © https://kishakatolikeshkoder.com/dom-dede-macaj/
Përpunim grafik: AHCF




