Numri i parë i gazetës “Drita”

Lexo ngjarje:

Në Manastir doli numri i parë i gazetës “Drita”, gazetë politike e shoqërore, me 2 faqe shqip (me alfabetin e Stambollit) dhe 2 faqe turqisht. Kishte moton: “Mbron të drejtat kombiare politike e literare”. Drejtor përgjegjës në themelim ishte Mustafa Hilmi Leskoviku, i njohur si gazetar me pseudonimin Muço Qulli. Fillimisht doli një herë në javë, më pas, nga nr. 27 e deri në fund (nr. 88), dy herë në javë. Krahas qëndrimit politik-atdhetar, gazeta “Drita”, që në fillim shprehu synimet e saj qytetëruese e demokratike për kohën. (Në fotografi: Ballina e nr. 2 të gazetës “Drita”)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 534.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img