Sabiha Kasimati

Lexo ngjarje:

U pushkatua pa gjyq Sabiha Kasimati, biologe, punonjëse shkencore. Lindi në Edrene (Adrianopol) të Turqisë Evropiane, në një familje nga Libohova. Më 1927 u kthye familjarisht në atdhe, u vendos në Korçë, dhe kreu Liceun Kombëtar. Punoi si mësuese në shkollën femërore të Korçës dhe në shkollën e mesme bujqësore amerikane të Kavajës (1931–1936). Më 1936, filloi studimet e larta për biologji (dega e iktiologjisë) në Universitetin e Torinos. Më 1941, mbrojti doktoraturën dhe u kthye në atdhe. Punoi si mësuese e biologjisë në Institutin Femëror “Nëna Mbretëreshë”, në Tiranë (1941–1945). Filloi punën si kërkuese shkencore në Institutin e Studimeve, që me themelimin e tij (1946). Botoi disa artikuj shkencorë në revistën “Buletin i Institutit të Shkencave”. Grumbulloi një material të pasur për iktiologjinë e Shqipërisë, mbi bazën e të cilit do të hartonte një monografi. Më 20 shkurt 1951, u arrestua lidhur me incidentin e bombës në ambasadën sovjetike bashkë me 21 persona të tjerë të arrestuar për të njëjtën ngjarje. (Në fotografi: Sabiha Kasimati, viti 1942.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1130.

Fotografia: © https://fr.wikipedia.org/wiki/Sabiha_Kasimati

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Mumin Selami

In the "Tophana" neighborhood of Vlorë, at the illegal base of the Albanian Communist Party, Mumin Selami, an activist of the National Liberation Antifascist Movement and a People's Hero, was killed.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img