Nikolla Dhales

Lexo ngjarje:

Në Tiranë lindi Nikolla Dhales, artist shqiptaro-francez, pjesë e piktorëve të çerekut të fundit të shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI. Kreu liceun artistik “Jordan Misja”, Tiranë dhe më tej ishte piktor në Muzeun Historik Kombëtar dhe në Ndërmarrjen Shtetërore të Tregtisë, Tiranë. Nga viti 1980, kur bëhet anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, ka marrë pjesë në të gjitha ekspozitat lokale dhe kombëtare deri në vitin 1989, kur largohet në Rimini të Italisë. Në Rimini, ai ishte pjesëmarrës në pesëmbëdhjetë ekspozita vetjake. Nga viti 1999, jeton dhe krijon në Paris (Francë), si piktor i lirë në “Mont Martre”. Në krijimtarinë e piktorit Dhales ndihet mjeshtëria e një vizatuesi korrekt, që kujdeset për detajet. Punimet e tij kanë dritë dhe freski të veçantë koloristike. (Në fotografi: Vepra e Dhales “Katedralja Notre Dame”, bojëra uji.)

Teksti: Ylli Drishti, 100 vjet Tirana në pikturë; 1920-2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 146.

Fotografia: © https://landenkerr.com/bouquinistes-collaboration-with-french-face/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img