Lindi Xhovani Batista Pelegrini, gjuhëtar italian, albanolog. U diplomua për letërsi në Universitetin e Padovas (1945) dhe kreu një specializim për glotologji (1946). Nga viti 1964, profesor në katedrën e glotologjisë në Padova, ku ka mbajtur edhe lëndën gjuhë e letërsi shqipe; nga viti 1991, profesor i jashtëm. Fushat e studimeve të tij përfshijnë një hapësirë të gjerë, që shkon nga toponomastika tek onomastika italiane e arabe, nga zbërthimi i mbishkrimeve venete në studimin e dialekteve të sotme të krahinës së Venetos, nga kërkimet në gjuhësinë romake, gjermane e sllave në hulumtimet e gjuhëve të Italisë së lashtë; në studimet mbi shqipen, hungarishten etj., në të cilat trajtohen probleme të fonetikës, të gjuhësisë historike, të leksikologjisë. Në studimet albanologjike është bërë i njohur, ndër të tjera, me veprën “Avviamento alla linguistica albanese”, Palermo, 1995 (“Hyrje në gjuhësinë shqiptare”). (Në fotografi: Xhovani Batista Pelegrini)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 1977–1978.
Fotografia: © Llukani A., arkivi vetjak
Përpunim grafik: AHCF




