U krijua në Lushnjë Komisioni Organizues i Kongresit të Lushnjës. Ky komision filloi të shpërndante thirrjen për mbledhjen e Kongresit, në të cilin ftoheshin të gjitha krahinat e vendit të dërgonin në këtë qytet përfaqësuesit e tyre, nga dy për çdo nënprefekturë. Komisioni përbëhej nga 22 anëtarë, ndër të cilët ishin Besim Nuri, Halit Libohova, Eshref Frashëri, Llazar Bozo, Taulla Sinani etj. (Në fotografi: Shtëpia ku u mbajt Kongresi i Lushnjës, 1920.)
Teksti: Historia e Popullit Shqiptar – Vëll. III, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Toena”, Tiranë, 2007, faqe 144.
Fotografia: Arkivi Qendror Shtetëror
Përpunim grafik: AHCF




