Laver Bariu

Lexo ngjarje:

Në Përmet lindi Laver Bariu, klarinetist, këngëtar dhe krijues i grupit të sazeve të Përmetit, Artist i Popullit. U formua si muzikant në mjedisin familjar, nën ndikimin e të atit dhe të shokëve të tij muzikantë e këngëtarë popullorë. U ndikua edhe nga sazexhinjtë e Leskovikut. Laver Bariu ka marrë pjesë në të gjitha Festivalet Folklorike të Gjirokastrës, në festivale të tjera kombëtare dhe në mjaft turne jashtë vendit. Ka realizuar regjistrime muzikore në institucionet kryesore të vendit si dhe në Radio Televizionin Shqiptar dhe ka shoqëruar këngëtarë të njohur popullorë. Me studiues shqiptarë e të huaj ka realizuar edhe disa CD. Është pjesëmarrës dhe realizues kryesor i muzikës në një varg filmash të Kinostudios “Shqipëria e Re”, si “Gjeneral Gramafoni’ (1977), “Këngët e zemrës’ (1989). Në vitin 2001, me vendim të këshillit bashkiak të qytetit të Përmetit, u shpall “Qytetar Nderi”, krahas vëllezërve Frashëri, Odhise Paskalit dhe Mendor Xhemalit. Është dekoruar me Urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës”. (Në fotografi: Laver Bariu)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 183.

Fotografia: © https://odeacademy.org/laver-bariu-en

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img