Në Gjirokastër doli numri i parë i gazetës “Reforma” (1921–1923), gazetë fetare, politike e letrare, organ i klerit bektashian. Përgatitej në Këlcyrë dhe shtypej në Gjirokastër. Vijoi me ndërprerje të mëdha vetëm 8 numra. Gazeta “Reforma” botoi shkrime fetare e shoqërore me interes për kohën. (Në fotografi: Pamje nga Gjirokastra, 1920.)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2220.
Fotografia: © https://memorie.al/en/gjirokastra-during-the-first-world-war/
Përpunim grafik: AHCF




