Numri i parë i gazetës “Republika”

Lexo ngjarje:

Në Shkodër doli numri i parë i gazetës “Republika” (1923–1925), gazetë e përjavshme politike, shoqërore e kulturore; botohej pjesërisht edhe në frëngjisht. Themelues e pronar Nikollë Ivanaj, drejtor Mirash Ivanaj. Kishte si synim “me stërvitë popullin në qeverimin publik”, për çka edhe u ndalua në fillim të korrikut 1925. Nga numri në numër gazeta e zgjeroi profilin e saj, duke ngritur e trajtuar edhe çështje letrare e shkencore. Qarkulluan 44 numra, si edhe 2 numra të veçantë. Pas ndalimit të këtij botimi, më 1925, doli një numër i vetëm, por me emrin “Koha e Re”. (Në fotografi: Hartë topografike e Shkodrës, 1923.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2232.

Fotografia: https://pahor.de/product/shkoder-shkodra-albania-harta-topografike-e-shkodres/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img