Rexhep Mala

Lexo ngjarje:

Në Prishtinë, pas luftimesh të ashpra u vra Rexhep Mala, veprimtar politik dhe luftëtar për lirinë e Kosovës. Lindi në Hogosht të Kamenicës (sot Dardanë), në vitin 1951. Kreu gjimnazin e Gjilanit. Mori pjesë në demonstratat e vitit 1968. Si student në Fakultetin Filozofik të Universitetin e Prishtinës, u mor me veprimtari politike ilegale për sendërtimin e kërkesës “Kosova Republikë”. Përpilues dhe botues i organit ilegal “Zëri i Kosovës”. Më 24 dhjetor 1974 u arrestua dhe u dënua me 9 vjet burg. Vazhdoi veprimtarinë ilegale pas daljes nga burgu (1983). Ishte ndër drejtuesit e Lëvizjes për Republikën e Shqiptarëve në Jugosllavi. Më 11 shkurt 2004 u rivarros në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gjilan. (Në fotografi: Rexhep Mala)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1597.

Fotografia: © http://hogoshti.blogspot.com/2010/08/rexhep-mala.html

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img