Çelja shkollës “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Lexo ngjarje:

U çel shkolla normale “Sami Frashëri” e Prishtinës (1941–1944), shkollë për përgatitjen e mësuesve. U çel për të plotësuar nevojat e mëdha për arsimtarë në shkollat shqipe të Kosovës. Drejtori i parë ishte Rexhep Krasniqi. Në vitin shkollor 1943–1944 shkolla numëronte 446 nxënës (56 vajza) nga Kosova, Mali i Zi e Maqedonia (Maqedonia e Veriut). Shkolla kishte tetë klasa. Plani mësimor ngërthente lëndët: gjuhë shqipe, latinisht, italisht, gjermanisht, histori, gjeografi, matematikë, shkenca natyrore, pedagogji, bujqësi, edukatë morale. didaktikë, muzikë etj. (Në fotografi: Godina e shkollës normale “Sami Frashëri”.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2487.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Gjimnazi_%22Sami_Frash%C3%ABri%22_%28Prishtin%C3%AB%29

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img