Liberalizimi i vizave.

Lexo ngjarje:

Hyn në fuqi vendimi i Parlamentit Europian për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë që udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian. Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian, duke qenë objektivi më madhor kombëtar, është aksioni politik që kryeson agjendën e qeverisë shqiptare. Me vetëdijen se integrimi i vendit në Bashkimin Evropian është rruga më efikase për demokratizimin e shpejtë të tij, qeveria shqiptare po ndërmerr hapa konkretë për përmbushjen e reformave kyçe. Procesi i integrimit është një moment tejet i rëndësishëm që dikton konkretizimin, dialog e partneritet, ndaj punohet me seriozitet në përmbushjen e detyrimeve të vendosura. Qeveria shqiptare synon të aplikojë një linjë shumëplanëshe bashkëpunimi, me bindjen se shkalla e suksesit në procesin e integrimit matet nga zbatimi i reformave, përfshirja në vendimmarrje e të gjithë aktorëve kryesorë, opozitës, shoqërisë civile, biznesit dhe grupeve të interesit. (Në fotografinë ilustruese: Harta e Europës.)

Teksti: https://ambasadat.gov.al/european-union/sq/be-dhe-shqiperia

Fotografia: © http://shqiperiadhebe.blogspot.com/p/mardheniet-shqiperi-be.html

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img