Hyn në fuqi vendimi i Parlamentit Europian për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë që udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian. Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian, duke qenë objektivi më madhor kombëtar, është aksioni politik që kryeson agjendën e qeverisë shqiptare. Me vetëdijen se integrimi i vendit në Bashkimin Evropian është rruga më efikase për demokratizimin e shpejtë të tij, qeveria shqiptare po ndërmerr hapa konkretë për përmbushjen e reformave kyçe. Procesi i integrimit është një moment tejet i rëndësishëm që dikton konkretizimin, dialog e partneritet, ndaj punohet me seriozitet në përmbushjen e detyrimeve të vendosura. Qeveria shqiptare synon të aplikojë një linjë shumëplanëshe bashkëpunimi, me bindjen se shkalla e suksesit në procesin e integrimit matet nga zbatimi i reformave, përfshirja në vendimmarrje e të gjithë aktorëve kryesorë, opozitës, shoqërisë civile, biznesit dhe grupeve të interesit. (Në fotografinë ilustruese: Harta e Europës.)
Teksti: https://ambasadat.gov.al/european-union/sq/be-dhe-shqiperia
Fotografia: © http://shqiperiadhebe.blogspot.com/p/mardheniet-shqiperi-be.html
Përpunim grafik: AHCF




