Në Vlorë lindi Vilhelme Haxhiraj (Vranari), shkrimtare. Është dëbuar për motive politike. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Vlora në Qishbardhë (Vlorë), prej 23 mars 1967 deri në 30 shtator 1991. E ndaluan të diplomohej në histori-filologji, dhe e pushuan nga puna. Pas rënies së diktaturës, u diplomua për histori-gjeografi dhe punoi në arsim. Në dy dekadat e fundit ka pasur një prodhimtari të bollshme letrare. Ka shkruar poezi, prozë të shkurtër, romane, letërsi për fëmijë. Është vlerësuar me disa çmime letrare. (Në fotografi: Vilhelme Haxhiraj)
Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. III, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2014, faqe 205.
Fotografia: © https://gazetavatra.com/shkrimtarja-vilhelme-vranari-haxhiraj-mjeshtre-e-madhe-e-penes/
Përpunim grafik: AHCF




