Në kështjellën e Krujës u përurua Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, i njohur edhe si Muzeu i Skënderbeut dhe Muzeu i Krujës. Njëkohësisht ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Arkitektë të muzeut janë Pirro Vaso dhe Pranvera Hoxha. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve. Ky muze është ndërtuar në kalanë e famshme të Krujës, kryeqendra e shtetit të Arbërit dhe personifikim i disfatës së ushtrive osmane, për tri herë rresht, në shekullin XV. Në këtë muze janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shekullit XV e më gjerë. Në këtë muze numërohen pavijone të tilla si pavijoni i antikitetit dhe mesjetës së hershme, pavijoni i principatave shqiptare, i pushtimit osman dhe përballimit të këtij pushtimi, pavijoni i kështjellave mesjetare, i qëndresës shqiptare, kanceleria e Skënderbeut, biblioteka, salla e princave, e pinokotekës dhe së fundi pavijoni i trashëgimisë dhe i jehonës. Në këto pavijone janë ekspozuar objekte prej qeramike, bronzi, hekuri, bakri, faksimile të ndryshme, ikona origjinale, shkrime, kambanë e vitit 1462, shpata origjinale të shekullit XV etj. (Në fotografi: Pamje e jashtme e Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.)
Teksti: http://muzeumetkruje.gov.al/?page_id=2
Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Muzeu_i_Sk%C3%ABnderbeut
Përpunim grafik: AHCF




