Revista “Kalendari Kombiar”

Lexo ngjarje:

U botua në Sofje numri i parë i revistës “Kalendari Kombiar”, me titullin “Ditërrëfenjësi (Kalendari) shqip”. Nga viti 1901 e deri në fund u titullua “Kalendari Kombiar”. Në vite 1909–1910 u botua në Selanik, më 1911–1916 përsëri në Sofje. “Kalendari Kombiar” përmbante kalendarin fetar dhe lëndë kulturore, letrare, enciklopedike, shoqërore, kronika etj. Vlerësohet në veçanti “Kalendari Kombiar” i vitit 1912, i cili u bëri jehonë lajmeve kushtuar mbledhjes së gjerë të atdhetarëve shqiptarë në nëntor 1912, në Bukuresht, nën drejtimin e Ismail Qemalit, ku u përgatit platforma e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. (Në fotografi: Anëtarë të shoqërisë “Dëshira”, Bullgari.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1094.

Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img