Nikollë Filja (Figlia Nicolò)

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Nikollë Filja (Figlia Nicolò), folklorist e poet arbëresh. Lindi në fshatin Munxifsi (it. Mezzojuso) i Sicilisë, në vitin 1682. Shkroi dhe përshtati në të folmen arbëreshe vjersha lirike me përmbajtje fetare, të mbështetura në folklor. Përshtati në shqip edhe një libër për doktrinën e krishterë. La një dorëshkrim me këngë popullore e shkrime të tij, që u gjendën në një kodik në Kieuti, një qendër arbëreshe. Me këtë veprimtari Nikollë Filja renditet midis folkloristëve të parë arbëreshë. Këngët popullore të këtij dorëshkrimi u botuan nga Mikel Markianoi në “Këngë popullore shqiptare” (Foggia, 1908). Një botim i ri kritik i këtij dorëshkrimi “Nicolo Figlia, Il codice Chieutino – Edizione critica e concordanze” (1995) u përgatit nga Matteo Mandalà. (Në fotografi: Pamje nga fshati Munxifsi, Sicili.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 678.

Fotografia: © https://www.pinterest.es/pin/500814421034267620/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img