Formimi i Divizionit VII Sulmues

Lexo ngjarje:

U formua Divizioni VII Sulmues i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. Në të u rreshtuan: Brigada II Sulmuese, Brigada IX Sulmuese dhe Brigada XX Sulmuese. Në përbërje të Korparmatës II Sulmuese, Divizioni VII Sulmues kreu detyra luftarake në Shqipërinë e Jugut e atë të Mesme, në qarqet Berat dhe Elbasan, për ruajtjen e kufirit tokësor të Jugut, për spastrimin e vendit nga mbeturinat e grupeve të armatosura dhe për ruajtjen e forcimin e pushtetit. Shtabi i Divizionit VII Sulmues drejtohej nga komandant Panajot Plaku dhe komisar Gafur Çuçi. (Në fotografi: Partizanë të Divizioni VII Sulmues.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 494.

Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img