Rrok Zojzi

Lexo ngjarje:

Në Shkodër lindi Rrok Zojzi, etnolog, profesor. Punoi si arsimtar në fshatrat dhe në qytetin e Shkodrës, si dhe në Kosovë. Në vitin 1947 krijoi bërthamën e parë etnografike në Institutin e Shkencave, hodhi bazat e shkencës etnografike të institucionalizuar në Shqipëri, dha ndihmesë themelore për ngritjen e Muzeut Arkeologjik-Etnografik në qershor të vitit 1948. Si punonjës në institucionet pasardhëse të Institutit të Shkencave, ndërmori ekspedita kërkimore në shumë krahina të vendit, krijoi, pasuroi dhe sistemoi fondet e kulturës materiale, fototekën, skicotekën, fondet me shkrime të mbledhura në terren, kartotekën, si edhe dokumentacionin përkatës për çdo kategori. Botoi një varg studimesh e artikujsh, ndër të cilat monografia “Ndamja krahinore e popullit. Shqiptar”, që ka vlera të veçanta, botuar së pari në “Etnografia shqiptare”, 1, 1962; po ashtu studimi “Traditat, e lundrimit detar të popullit shqiptar” (1959); “Gjurmët e një kalendari primitiv” (1949). Rrok Zojzi ka qenë ideator i serisë së botimeve ilustruese “Arti popullor në Shqipëri” dhe autor i parathënieve studimore të tyre; themelues dhe kryeredaktori i parë i përmbledhësit “Etnografia shqiptare”; ideator dhe realizues i disa ekspozitave etnografike brenda dhe jashtë vendit, bashkautor dhe bashkërealizues i Muzeut Kombëtar të Armëve, bashkautor i ekspozitës etnografike “Kultura Popullore Shqiptare” dhe i disa muzeve etnografike në rrethe. U nda nga jeta në Tiranë, në vitin 1995. (Në fotografi: Rrok Zojzi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2997.

Fotografia: © Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë.

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img