Pavlina Mani

Lexo ngjarje:

Në Lushnjë lindi Pavlina Mani, aktore, Artiste e merituar. Pas aktivizimit në lëvizjen amatore dhe estradën e qytetit, si dhe me mbarimin e Liceut Artistik “Jordan Misja” më 1967 në degën e muzikës, shkoi për studime në Institutin e Lartë të Arteve, dega e dramës, të cilat i mbaroi më 1970. Fill më pas u emërua aktore në Teatrin Popullor. Qysh studente luajti rolin e Larisës në dramën “Vajza pa prikë” të N. Ostrovskit, rol i cili shpërfaqi një kah të rëndësishëm të natyrës së saj aktoriale: mbartjen dramatike e psikologjike, e shoqëruar me spikama poetike, herë-herë të veshura me një vesk femëror e mbivendosje të pranueshme melodramatike. Më së shumti aktorja ka lëvizur për nga njëmendësimi i tipit të gruas, të nënës apo të vajzës së dashuruar, gjithherë në tone ankuese, por pa anashkaluar edhe përjetimet tronditëse. Pavlina Mani ka luajtur edhe në 13 filma artistikë, ku spikati me rolin e zonjës Lulushe te “Pas vdekjes” (1980), kurse me rolin e nënës te “Bolero” (1997) u vlerësua si aktorja më e mirë në Euro-Festivalin e Saint Etienit në Francë. Ka krijuar një gamë rolesh të dyta, që mëtojnë karaktere dhe që konvergojnë në tipin e gruas herë delikate, të përkëdhelur, llafazane, herë ankuese dhe snobe. Në vitin 2000 emigroi familjarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (Në fotografi: Pavlina Mani)

Teksti: Josif Papagjoni

Fotografia: © https://www.facebook.com/estradaelushnjes.info/posts/pavlina-mani/2034976976787240/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Mario Ashiku

Lindi në Shkodër Mario Ashiku, regjisor, aktor, profesor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img