Luigj Bumçi

Lexo ngjarje:

Në Shkodër lindi imzot Luigj Bumçi, klerik i lartë, veprimtar politik, amtar i Këshillit të Lartë të Shtetit Shqiptar. Në vendlindje kreu vitet e para të shkollimit. Studimet për filozofi e teologji i kreu në Kolegji për Ungjillëzimin e Popujve në Romë. Karrierën kishtare e nisi nga fillimi i shekullit XX si meshtar e famullitar. Më 1912 u dorëzua ipeshkëv i dioqezës katolike të Lezhës me qendër në Kallmet, ku jetoi e punoi deri në fund të jetës. Luigj Bumçi u aktivizua edhe në ngjarjet politike të vendit në prag të Pavarësisë. Më 1911 mori pjesë në bisedimet e kryengritësve shqiptarë të Mbishkodrës me autoritetet osmane. Në dhjetor 1918 u zgjodh anëtar i Qeverisë së Përkohshme që doli nga Kongresi i Durrësit dhe njëkohësisht anëtar i delegacionit të kësaj qeverie për në Konferencën e Paqes në Paris. Nga qershori 1919 deri në shkurt 1920, Luigj Bumçi u caktua kryetar i atij delegacioni. Në Kongresin e Lushnjës (1920) u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë prej 4 vetash, i ngritur për të kryer përkohësisht detyrat e Kryetarit të Shtetit Shqiptar, deri në vitin 1921. U nda nga jeta në vitin 1994. (Në fotografi: Imzot Luigj Bumçi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 330–331.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Luigj_Bum%C3%A7i#/media/File:Luigj_Bum%C3%A7i.jpg

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img