Doli numri i parë i gazetës “Gazeta e re” (1928–1929), e përditshme politike, shoqërore, letrare, kulturore etj. U mbyll pas 296 numrash. Gazeta synonte që të mobilizonte intelektualët për t’i ardhur në ndihmë qeverisë mbretërore në realizimin e programeve të saj shoqërore, ekonomike, administrative. (Në fotografi: Ballina e gazetës “Gazeta e re”.)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 755–756.
Fotografia: © https://kujto.al/ne-kasollen-pas-kafe-flora/
Përpunim grafik: AHCF




