Bardhyl Fico

Lexo ngjarje:

Në Beograd lindi Bardhyl Fico, piktor karikaturist, skenarist i filmave vizatimorë, i biri i ministrit dhe diplomatit Rauf Fico. Kreu shkollën e mesme duke u diplomuar si teknik ndërtimi si dhe mori arsim të lartë në inxhinieri e matematikë-fizikë. Pas një periudhe të shkurtër si teknik ndërtimi, punon për shumë kohë si karikaturist pranë revistës “Hosteni”, redaktor në revistën “Shkenca dhe jeta” etj. Përveç veprimtarisë tjetër të gjerë si karikaturist i njohur ai ka shkruar edhe skenarët e pesë filmave të animuar, duke filluar me “Të papriturat e pikaloshit” (1983), duke vazhduar më pas me “Frymëzimi” (1986), “Robinsoni dhe shpëtimtari” (seria e 1-të dhe e 2-të, 1986–1987), “Të vogla dhe të mëdha” (1987). Gjatë viteve 1992–1997 Bardhyl Fico, mbajti postin e Sekretarit të Shtetit për marrëdhëniet me fenë. U nda nga jeta në vitin 2015. (Në fotografi: Bardhyl Fico)

Teksti: https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/bardhyl-fico-1932-2015-perkujtimore/

Fotografia: © https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Mario Ashiku

Lindi në Shkodër Mario Ashiku, regjisor, aktor, profesor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img