Fatime Sokoli

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Fatime Sokoli, këngëtare popullore, Artiste e merituar. Lindi në Dragobi të rrethit të Tropojës, në vitin 1947. Në vendlindje mori pjesë qysh 10 vjeçe në Asamblin Folklorik “Valbona”. Pasi kreu studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja”, punoi mësuese e lëndës së muzikës në shkollën 8-vjeçare “Besëlidhja e Malësisë”, në qytetin Bajram Curri (1967–1987). U bë e njohur për këngët e shumta me përmbajtje epike e lirike të folklorit muzikor të trevës së Malësisë së Gjakovës e më gjerë. Interpretonte vetë në instrumentin e çiftelisë, duke përcjellë te publiku me zërin e saj të thellë e melodioz vlera dhe emocione të forta. Mori pjesë në radhët e Ansamblit të Këngëve e Valleve Popullore “Dardania” të rrethit të Tropojës në festivalet kombëtare të Gjirokastrës në vitet 1973, 1978 e 1982, ku fitoi çmime të para e të dyta. Pati një aktivitet të dendur me koncerte të shumta në Kosovë, Maqedoni, Zvicër, Gjermani, Francë, Itali, Turqi etj. Pjesë cilësore të repertorit të saj ruhen në Arkivin e Radiotelevizionit Shqiptar. Është dekoruar me urdhrin “Mjeshtre e Madhe e Punës” (pas vdekjes). (Në fotografi: Fatime Sokoli)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2368.

Fotografia: © Agjencia Telegrafike Shqiptare

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img