Në fshatin Gabrricë, ra dëshmor Besnik Begunca, pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor. Lindi në Kaçanik, në vitin 1972. Mori pjesë në shumë aktivitete atdhetare që u zhvilluan në Kaçanik gjatë viteve ’90 të shekullit XX. Në mars të vitit 1998 u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçanik. Më 4 gusht 1998 iu bashkua njësitit që përbëhej nga 23 luftëtarë, të cilët ishin përgatitur për të marrë pjesë në luftë kundër forcave serbe në Zonën Operative të Nerodimes, në Jezerc. Më 10 gusht, në fshatin Gabrricë, në një përleshje me forcat serbe, ra dëshmor. (Në fotografi: Besnik Begunca)
Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 140.
Fotografia: © https://www.radiokosovaelire.com/
Përpunim grafik: AHCF




