Gjon Nikollë Kazazi

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Gjon Nikollë Kazazi, lëvrues i gjuhës shqipe, klerik i lartë katolik. Lindi në Gjakovë, në vitin 1702. Studioi në kolegjet ilirike (institucione arsimore të Kishës Katolike) të Fermos dhe të Loretos (Itali), ku mori gradën Doktor në teologji dhe filozofi. Më 1743 u emërua kryepeshkop i Shkupit dhe qëndroi në këtë detyrë deri në fund të jetës së tij. Më 1740 zbuloi “Mesharin” e Gjon Buzukut në bibliotekën e Kolegjit të Propagandës së Fesë (Kolegji për Ungjillëzimin e Popujve, në Romë). Ka botuar disa libra, të cilët janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe. (Në fotografi: Gjon Nikollë Kazazi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1147.

Fotografia: © https://www.botasot.info/kultura/

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img