U nda nga jeta Baki Kongoli, kompozitor i njohur. Lindi në Elbasan, në vitin 1913. U arsimua në shkollën “Normale”, ku mësoi edhe violinën, dhe më pas filloi të punojë mësues në Lushnjë, Fier e Korçë. Në vitin 1937 mbaroi Konservatorin e Pavios në Torino për violinë. Aty ai mori njohuri të gjithanshme muzikore, si: në kompozicion, orkestracion, histori arti etj., që formuan figurën e tij të një muzikanti e krijuesi të vërtetë. Punoi për njëfarë kohe në shkollën “Normale”. Në vitin 1947 u punësua në Ministrinë e Kulturës në Tiranë. Pas vitit 1950 ai i kushtoi rëndësi krijimtarisë së tij. Ka shkruar këngët e njohura, si: “Vajza e kombinatit”, “Tangoja shqiptare” etj. Muzikanti i talentuar Baki Kongoli ka lënë pas një krijimtari prej 200 këngësh popullore dhe dy operash. Është kujdesur veçanërisht për krijimin e institucioneve muzikore, si: sektorin e muzikës në Radio-Tirana, orkestrën simfonike të Tiranës, sektorin e muzikës në Komitetin e Kulturës dhe Arteve në Ministri, Filarmoninë e Tiranës, të Teatrit të Operës dhe Baletit dhe Konservatorin Shtetëror. Gjithmonë gjeti hapësira për të angazhuar edhe instrumentistë të tjerë elbasanas. Baki Kongoli njihte shumë mirë këngët dhe vallet popullore të trevës së Elbasanit. Ishte një nga themeluesit e Festivalit Folklorik Kombëtar. Punoi në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve. Ishte për disa kohë zv/drejtor në Institutin e Folklorit. Baki Kongoli u nda nga jeta në vitin 1980. (Në fotografi: Baki Kongoli)
Teksti: Arkivi Digjital Shqiptar, Elbasan
Fotografia: © https://adsh.al/s/elbasani/item/13855
Përpunim grafik: AHCF




