Pertef Pogoni

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Pertef Pogoni, figurë e shquar e arsimit shqiptar. Lindi në fshatin Voshtimë, më 1891. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Zosimea të Janinës (Greqi) dhe Mulqije të Stambollit (Turqi). Në vitet 1918–1920 merr detyrën e inspektorit të arsimit pranë prefekturës së Gjirokastrës. Në moshë relativisht të re, 30-vjeçare, emërohet Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit. Më 30 mars 1926, Institucioni i Lartë Francez i akordon Pertef Pogonit Urdhrin e “Legjionit të nderit”. Më 31 janar 1927, kryetari i Republikës Ahmet Zogu i akordon Pertef Pogonit dekoratën “Kumandar i urdhërit të Skënderbeut”. Më 1929, largohet nga Ministria e Arsimit dhe emërohet drejtor i studimeve në shkollën ushtarake mbretërore në Tiranë. Në vitin 1933–1934 emërohet drejtor i Liceut Kombëtar të Korçës. Pas vitit 1934, Pogoni merr postin e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit. Gjatë viteve të luftës, shtëpia e Pogonëve u bë çerdhe e qëndresës së kryeqytetit. (Në fotografi: Dekorata “Kumandar i urdhërit të Skënderbeut”)

Teksti: https://gazetadielli.com/

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img