Jashar Erebara

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Jashar Erebara (1872–1953), rilindës, veprimtar i arsimit, publicist. Lindi në Dibër, ku mori edhe mësimet e para. Vijoi arsimin në Dibër, në Manastir dhe në Shkollën Normale “Drita” të Bukureshtit. Bashkë me Dervish Himën nxorën fletoren “Indipendenta Albanie” (Pavarësia e Shqipërisë), me moton “Shqipëria shqiptarëve”. Në kuadër të shoqërisë “Drita” kontribuoi për botimin dhe shpërndarjen e librave shqip ndër shqiptarët. Në vitet 1902–1905 nxori në Beograd gazetën “Albanija”, ndërsa në vitet 1911–1912 nxori në Shkup gazetën “Shkupi”, nëpërmjet të të cilave afirmonte çështjen shqiptare. Gjithashtu, ai themeloi klubin shqiptar në Kumanovë (1909), hapi një shkollë nate në këtë qytet dhe një tjetër në Rekë të Epërme. Gjatë viteve 1924–1939 ishte deputet në parlamentin shqiptar, mori pjesë në komitetet revolucionare në Ballkan, me synim bashkimin kombëtar dhe mbrojtjen e interesave kombëtarë shqiptarë. (Në fotografi: Jashar Erebara)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 395.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Jashar_Erebara

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img