Franc Babinger

Lexo ngjarje:

Në Durrës, gjatë vizitës në Shqipëri si i ftuar nga Universiteti i Tiranës, u nda nga jeta Franc Babinger (Franz), historian, osmanolog dhe balkanolog. Lindi në Vajden (Weiden) të Bavarisë (Gjermani), më 1891. Qëkurse kreu studimet për orientalistikë në Universitetin e Berlinit, iu kushtua studimit të çështjeve të historisë e kulturës osmane dhe të historisë islame në përgjithësi. Fryt i kërkimeve të tij shumëvjeçare në fushat e mësipërme janë një varg monografish, botimesh dokumentare, artikujsh studimorë etj. Vend qendror në korpusin e veprave të Babingerit zë monografia “Mehmed der Eroberer und seine Zeit” (“Mehmet Pushtuesi dhe koha e tij”, 1953), e cila është ribotuar dhe përkthyer në një varg gjuhësh, duke e bërë atë të njohur në të gjithë botën. Brenda qarkut të studimeve të tij, një vend të rëndësishëm zënë edhe disa çështje të rëndësishme nga historia osmane dhe paraosmane e Shqipërisë, si: “Die Griindung von Elbasan” (“Themelimi i Elbasanit”, 1931), “Das Ende der Arianiten”, (“Fundi i arianitëve”, 1960), “Udhëtimi i Evlija Celebiut në Shqipëri” etj., që e vënë Babingerin në rendin e albanologëve. (Në fotografi: Franc Babinger)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 148–149.

Fotografia: © Muzeu Historik Kombëtar

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img