Dom Sante Gemelli

Lexo ngjarje:

Në Palermo (Itali) u nda nga jeta Dom Sante Gemelli, klerik katolik i dënuar nga regjimi komunist. Lindi në Mesina, më 1897. Nga viti 1941 deri në janar 1945 drejtoi jetimoren e vendosur pranë Seminarit Papnor në Shkodër. U përpoq të ngjitej në një anije në Durrës me rregulltarët e tjerë të huaj, por më 18 shkurt u arrestua dhe u transferua në burgun e Shkodrës. Prej aty u dërgua në burgun e Tiranës. Pas ndonja njëzet ditësh, më në fund u lirua me dorëzani, dhe aty nga gjysma e marsit të atij viti, u riatdhesua në Itali. U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare. (Në fotografi: Sante Gemelli)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. II, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2013, faqe 338.

Fotografia: © Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img