U vra në Shkodër Branko Kadia, pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hero i Popullit. Lindi në Shkodër, më 1921. Përqafoi idetë komuniste që në bankat e gjimnazit dhe u bë anëtar i grupit komunist të Shkodrës. Me formimin e Partisë Komuniste Shqiptare u pranua anëtar i saj. Mori pjesë në manifestimet dhe demonstratat antifashiste të organizuara në Shkodër. U përjashtua nga gjimnazi për veprimtari antifashiste. Me formimin e organizatës së Rinisë Komuniste, u zgjodh anëtar i Komitetit Qarkor për Shkodrën (1942). Punoi për mobilizimin e popullit në luftë kundër fashizmit. U vra në Shkodër, më 1942. (Në fotografi: Branko Kadia)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1090.
Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Branko_Kadia
Përpunim grafik: AHCF




