Artur Liolin

Lexo ngjarje:

Në Nju-Jork lindi at Artur Liolin, kancelar i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Lindi në një familje me prejardhje nga Boboshtica e Korçës. Pasi kreu shkollën e mesme në Nju-Jork, studioi në kolegjin “Albert Schwetzer”, në Zvicër (1964–1965). Ndoqi studimet e larta dhe u diplomua në Universitetin e Prinstonit (Princeton) për teologji, art dhe arkeologji. Gjithashtu kreu studime në fushën e arteve e të arkeologjisë mesjetare, studioi për teori muzikore, kompozicion dhe organo. Karrierën kishtare e nisi më 1970, pas dorëzimit prift në Katedralen e Shën Gjergjit, në Boston. Më 1975 u vu në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe u bë kancelar (chancellor) i saj. Gjatë 30 vjetëve veprimtari kishtare, Artur Liolin i ka kushtuar vëmendje punës në fushën e bamirësisë, të edukimit fetar dhe interesave socialë të bashkatdhetarëve. Organizoi bibliotekën e Fan Nolit pranë kishës së Shën Gjergjit në Boston. Artur Liolin ka shkruar një varg studimesh për probleme të mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës; për figurën e Nolit, jo vetëm si klerik, por edhe si studiues; për kulturën dhe traditat shqiptare të filozofisë bektashiane. (Në fotografi: Artur Liolin në Katedralen e Shën Gjergjit, në Boston.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1526.

Fotografia: © https://www.saintgeorgecathedral.com/clergy1950present

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img