Mehdi Frashëri

Lexo ngjarje:

Në Romë, u nda nga jeta Mehdi Frashëri, kryeministër i Shqipërisë në vitet 1935–1936, funksionar i lartë në administratën e Perandorisë Osmane dhe në shtetin shqiptar, veprimtar politik. Lindi në Frashër të Dangëllisë (Përmet), më 1874. Shkollën e mesme e kreu në Manastir. Studioi në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Ekonomike në Stamboll (1894–1898). Pati detyra të rëndësishme në Perandorinë Osmane, ndër to edhe si guvernator i Jerusalemit. Pas krijimit të shtetit shqiptar, u kthye në atdhe. Qe ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Durrësit (1918), deputet në Parlamentin e Parë (1921–1923), ministër i Bujqësisë (1930), përfaqësues i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve (1934, 1937), anëtar në komisione ndërkombëtare për caktimin e kufijve të Shqipërisë. Si kryeministër, në periudhën tetor 1935 – nëntor 1936, parashtroi një program liberal reformash që synonte nxjerrjen e vendit nga kriza. Qeveria e drejtuar prej tij arriti të kapërcejë krizën në marrëdhëniet italo-shqiptare, duke pranuar kërkesat e Benito Musolinit, të cilat forconin ndikimin e Italisë në jetën e vendit. Dënoi botërisht pushtimin italian të 7 prillit 1939 me një fjalim të mbajtur në Radio Tirana. Fashistët italianë e internuan në Romë. Pas kapitullimit të Italisë Gjermanët e kthyen në Shqipëri dhe në tetor 1943 e caktuan në krye të Regjencës (organ me detyrën e kreut të shtetit). Në përfundim të luftës u largua nga Shqipëria. Ka shkruar një varg studimesh me karakter historik e politik të botuara në organe të ndryshme të shtypit. (Në fotografi: Mehdi Frashëri)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 725.

Fotografia: © https://it.wikipedia.org/wiki/Mehdi_Frash%C3%ABri

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img