Astrit Suli

Lexo ngjarje:

Në fshatin Gorozhup të Prizrenit u vra Astrit Suli, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dëshmor. Lindi në fshatin Luzaj të Beratit. Pasi kreu shkollën e mesme, emigroi në Greqi. U kthye nga Greqia dhe u bashkua me vullnetarët në Burrel, të cilët stërviteshin për luftë në Kosovë. Në maj të vitit 1999 hyri në përbërjen e një batalioni që u vendos në lartësitë e fshatit Gorozhup, në faqen e malit të Pashtrikut, në përbërje të forcave që do të realizonin operacionin “Shigjeta”. Më 26 maj 1999 filloi sulmi i forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në sektorin e Gorozhupit, ku gjendej edhe togu i Astrit Sulit. Më 27 maj forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u sulmuan me artileri nga forcat armike. Në muzgun e asaj dite, njësitë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kaluan në kundërsulm, ku u vra Astrit Suli dhe pesë dëshmorë të tjerë. Në vitin 2000 trupi i Astrit Sulit u rivarros në Varrezat e Dëshmorëve të Qytetit të Beratit. (Në fotografi: Astrit Suli)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1548.

Fotografia: © https://pashtriku.org/

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img