Në Korçë lindi Androniqi (Antoniu) Zengo, piktore ikonografe. Artin e ikonografisë e mësoi nga i ati, Vangjeli. Së bashku kanë pikturuar kishën e Shën Mërisë në Korçë, në vitin 1928, dhe më 1930 kishën e Shën Kollit në Hoçisht. Më vonë Andromaqi studioi në Akademinë e Arteve të Bukura të Athinës. Gjatë pushimeve të verës ajo punoi për zbukurimin e kishave. Në vitin 1933 ajo pajisi me ikona kishën e Shën Triadhës. Në vitet 1929–1945 Andromaqi Zengo pikturoi në pesë kisha në rrethin e Korçës. Në vitin 1960, punoi ikonat e kishës së Palasës në rrethin e Vlorës. Në vitet 1964–1965, realizoi me mjeshtëri afresket e Katedrales së Ungjillëzimit në Tiranë, e cila sapo qe ndërtuar dhe përurimin do ta bënte Kryeepiskopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Amerikës, imzot Theofan Noli. Këto afreske janë pikturuar në stilin rus. Në kubenë e katedrales është pikturuar Pantokratori, katër ungjillorët dhe të katër engjëjt përreth kubesë. E veçanta në afresket e Andromaqi Zengos është se emrat e shenjtorëve janë shkruar shqip. (Në fotografi: Androniqi Zengo)
Teksti: Kristofor Beduli, Familja e Agjiografëve Zengo, “Ngjallja”, qershor 2000, faqe 9–10.
Fotografia: © Galeria e Artit Pamor “Nikolet Vasia”, Durrës
Përpunim grafik: AHCF




