Violeta Manushi

Lexo ngjarje:

Në Tiranë u nda nga jeta Violeta Manushi, aktore e teatrit dhe e filmit, Artiste e Popullit. Lindi në Tiranë, në vitin 1929. Mori pjesë herët në lëvizjen amatore. Në vitin 1946 hyri në Shkollën Dramatike e njëkohësisht u pranua si aktore profesioniste në Teatrin e Shtetit. Ka luajtur një varg rolesh nga dramaturgjia jonë, si: Olimbia te “Karnavalet e Korçës” e Spiro Çomorës (1964), Zyhraja te “Fytyra e dytë” e Dritëro Agollit (1968), Nica te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” sipas romanit të Ismail Kadaresë (1971), Ollga te “Zonja nga qyteti” e Ruzhdi Pulahës (1975), Rita te “Pallati 176” e Adelina Balashit (1986). Nga dramaturgjia e huaj ka luajtur: misis Pejxhin në komedinë e Shekspirit “Gratë gazmore të Uindsorit” (1959), zonjën Dulska në komedinë tragjike të Gabriela Zapolskës “Morali i zonjës Dulska” (1958) etj. Violeta Manushi ka interpretuar edhe në 17 filma. Me rolin e Ollgës (“Zonja nga qyteti”, 1976) fitoi Medaljonin e Festivalit II të Filmit Shqiptar. Violeta Manushi u dallua si aktore karakteresh dhe me një ndjenjë humori të natyrshëm; ajo interpretonte në një mënyrë të shpenguar dhe me sjellje të çlirët në skenë. Ka mishëruar figura grash shqiptare në plane interesante, secila me individualitetin e vet psikologjik e botëkuptimor dhe me një plasticitet të dallueshëm interpretues. (Në fotografi: Violeta Manushi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1626.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Violeta_Manushi

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img