Televizioni Shqiptar

Lexo ngjarje:

Më 26 prill 1960 nisi transmetimin e parë televiziv Televizioni Shqiptar. Fillimisht, transmetimet direkte ishin të kufizuara për një fashë prej 3 orësh, në 2 ditë të javës. Mandej, në vitin 1965, prania e ekranit shqiptar u dyfishua me 4 ditë transmetimi gjatë javës, derisa në mënyrë graduale programi televiziv u bë ditor. Tematikat që trajtoheshin ishin të larmishme, duke përfshirë informimin mbi aktualitetin vendas dhe ndërkombëtar, realizimet kinematografike dhe aktivitetet kulturore. Asokohe, transmetimet kryheshin përmes sistemit “PAL” dhe ishin bardhë e zi, gjersa në vitin 1981 do të nisnin në një përqindje të ulët transmetimet me ngjyra. Në veprimtarinë e tij, Radio Televizioni Shqiptar synonte të ruante marrëdhënie bashkëpunimi me si vëllezërit e disa vendeve, siç ishin: Turqia, Algjeria, Greqia, Italia, Franca, Suedia, Irani, Egjipti, Siria etj. (Në fotografi: Godina e Radio Televizionit Shqiptar.)

Teksti: https://rtsh.al/rreth-rtsh/rreth-nesh

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/RTSH

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img