U nda nga jeta Spiro Kristo, piktor dhe ilustrator i njohur në artin shqiptar. Lindi në Tiranë, në vitin 1936. Studioi në Akademinë e Arteve në Bukuresht, por u diplomua në Tiranë. Ai ishte një nga piktorët e realizmit socialist shqiptar. Duke filluar nga viti 1958, Spiro Kristo ka marrë pjesë në të gjitha ekspozitat dhe konkurset kombëtare të arteve pamore. Spiro Kristo ka realizuar tablo kompozicionale me temën e ndërtimit socialist, portrete, peizazhe, postera, ilustrime të ndryshme dhe grafika. Veprat e tij janë realiste dhe me kolorit të plotë e pa shumë kontraste grafike. (Në fotografi: Vepra e Kristos “Fëmijët, vaj në kanavacë, 1966.)
Teksti: Drishti Y.
Fotografia: © Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë.
Përpunim grafik: AHCF




