Më 25 prill 1953, në Poliçkë të Dardanës lindi Kadri Zeka (1953–1982), jurist e publicist, dëshmor i lëvizjes për liri e pavarësi të Kosovës. Kreu studimet e larta në Universitetin e Prishtinës (1978), në degën e drejtësisë. Punoi si gazetar në Radio Prishtina, ku shprehu idetë e tij për liritë dhe të drejtat e njeriut. Për t’u shpëtuar ndjekjeve të Shërbimit Sekret Serb (UDB), për shkak të pjesëmarrjes së tij aktive në ngjarjet e marsit 1981, emigroi në Gjermani, ku vijoi veprimtarinë atdhetare. (Në fotografi: Kadri Zeka)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2983.
Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Kadri_Zeka
Përpunim grafik: AHCF




