Gazeta “Lidhja orthodhokse”

Lexo ngjarje:

Në Korçë doli numri i parë i gazetës “Lidhja orthodhokse” (1909–1910), gazetë e përdyjavshme politike, fetare dhe letrare; botohej pjesërisht edhe në greqisht. Vijoi deri në numrin 22 (qershor 1910). Ishte organ i shoqërisë “Lidhja orthodhokse”, me drejtor Mihal Gramenon. Gazeta demaskoi politikën shoviniste të mbretërive fqinje ndaj territoreve dhe popullsisë autoktone shqiptare: luftoi për futjen e shqipes si gjuhë e shërbesave në kishën ortodokse dhe pasqyroi masakrat çnjerëzore të ushtrive osmane kundër popullsisë dhe kryengritësve shqiptarë. U mbyll me vendim të gjykatës ushtarake osmane. Bashkëpunuan Hilë Mosi, Sotir Peci etj. (Në fotografi: Pamje nga qyteti i Korçës, 1909.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1511.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak.

Përpunim grafik: AHCF  

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Nikollë Kaçorri

Në Vjenë, u nda nga jeta Nikollë Kaçorri, klerik atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombëtare.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img